KreuCelebrity

“Një pjesë e zemrës sime vdiq me ty”, partnerja e Jayden Adams thyen heshtjen pas tragjedisë

“Një pjesë e zemrës sime vdiq me ty”, partnerja e

Partnerja e futbollistit të ndjerë Jayden Adams, Aqueelah Adendorf, ka reaguar për herë të parë pas vdekjes së papritur të 25-vjeçarit.

Përmes një postimi prekës në Instagram, ajo publikoi disa fotografi ku shfaqej duke mbajtur dorën e futbollistit, ndërsa i kushtoi atij fjalë të ndjera lamtumire.

“Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë dhimbjen që po ndiej. U prehsh në paqe, dashuria ime. Faleminderit për çdo kujtim, çdo të qeshur, çdo përqafim dhe çdo moment që ndamë së bashku”, shkroi Adendorf.

Ajo e përshkroi Adams jo vetëm si dashurinë e jetës së saj, por edhe si mbështetësin më të madh dhe mikun e saj më të mirë.

“Një pjesë e zemrës sime u largua bashkë me ty dhe dashurinë tënde do ta mbaj përgjithmonë me vete. Derisa të takohemi përsëri, do të më mungosh çdo ditë. Të dua gjithmonë dhe përgjithmonë”, vijoi ajo.

Partnerja e futbollistit falënderoi gjithashtu ndjekësit për mesazhet e shumta të ngushëllimit dhe mbështetjes, duke theksuar se ato kanë një rëndësi të madhe për të dhe për vajzën e çiftit, 5-vjeçaren Allaia-Jayda.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Vdekja e Adams erdhi vetëm pak javë pasi ai përfaqësoi Afrikën e Jugut në Kupën e Botës 2026. Sindikata e Futbollistëve Profesionistë të Afrikës së Jugut e cilësoi ndarjen e tij nga jeta si një humbje të pallogaritshme për familjen, shokët e skuadrës dhe të gjithë futbollin e vendit.

Vetëm pak ditë përpara fillimit të Botërorit, Adendorf kishte shprehur publikisht krenarinë për partnerin e saj dhe rrugëtimin e tij drejt kombëtares.