
Vetëm pak ditë pas dasmës së tyre luksoze, Taylor Swift dhe Travis Kelce janë shfaqur për herë të parë në publik si çift i martuar.
Dyshja mori pjesë në ceremoninë e martesës së ish-lojtarit të NFL-së, JuJu Smith-Schuster, me Laura Kruk, ku tërhoqën menjëherë vëmendjen e të pranishmëve. Ishte pikërisht kjo dalje që u dha fansave mundësinë të shihnin për herë të parë unazën e martesës së këngëtares.
Për këtë rast, Taylor u paraqit me një fustan rozë me motive florale, ndërsa Travis zgjodhi një kostum gri klasik. Fotografitë e publikuara nga eventi i tregojnë duke mbërritur së bashku, duke përshëndetur të ftuarit, duke kërcyer dhe duke shijuar atmosferën festive.
Kjo është paraqitja e parë publike e çiftit që pas ceremonisë së tyre të martesës, e zhvilluar më 3 korrik në Madison Square Garden në New York.
Sipas mediave amerikane, dasma ishte ndër eventet më të komentuara të vitit, me rreth 1.000 të ftuar dhe një kosto që thuhet se i kaloi 30 milionë dollarët. Vetëm dekori dhe aranzhimet me lule raportohet se kushtuan afro 5 milionë dollarë.
Për ditën e madhe, Taylor Swift veshi një fustan ekskluziv Christian Dior Haute Couture, të krijuar nga stilisti Jonathan Anderson, i cili firmosi edhe veshjen e Travis Kelce.
Ceremonia u karakterizua nga një organizim madhështor, me aktivitete argëtuese për të ftuarit dhe dhurata luksoze, ku nuk munguan aksesorët dhe çantat e markave prestigjioze.
Historia e dashurisë mes Taylor Swift dhe Travis Kelce nisi në vitin 2023, ndërsa çifti u fejua në gusht të vitit 2025, pas një propozimi romantik në Kansas.
