KreuCelebrity

Françeska Murati thyen heshtjen: Ka ardhur koha të tregoj të vërtetën

Françeska Murati thyen heshtjen: Ka ardhur koha të tregoj të

Françeska Murati ka paralajmëruar se shumë shpejt do të flasë publikisht për disa nga zërat dhe pretendimet që kanë qarkulluar prej kohësh rreth saj.

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” ka publikuar në Instagram një video të shkurtër, përmes së cilës lë të kuptohet se ka vendosur t’u përgjigjet deklaratave që ajo i konsideron të pavërteta.

“Ka ardhur momenti të tregoj të vërtetën. Kam dëgjuar shumë gjëra të pavërteta për veten time dhe kam vendosur të hesht. Ka ardhur momenti që unë të flas”, shprehet Françeska në video.

Mesazhi ndërpritet pa dhënë të tjera detaje, duke shtuar edhe më shumë kuriozitetin e ndjekësve për atë që ajo pritet të tregojë.

Deri tani, Françeska nuk ka sqaruar se cilave akuza apo aludime do t’u përgjigjet konkretisht. Megjithatë, emri i saj është përfolur shpesh në rrjetet sociale, veçanërisht për jetën personale, raportin me ish-partnerin, stilin e jetesës dhe të ardhurat e saj.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të zbulojë ish-banorja e BBVA dhe nëse deklarata e saj do t’u japë fund pikëpyetjeve dhe spekulimeve që e kanë shoqëruar gjatë kësaj periudhe.