Dolce ishte një nga personazhet që nuk kaloi pa u vënë re në edicionin e katërt të “Big Brother VIP Kosova”. Me stilin e saj të guximshëm, pamjen tërheqëse dhe prezencën që krijonte menjëherë zhurmë, ajo arriti të kthehej shpejt në një nga emrat më të komentuar të formatit.
Fama e saj nuk mbeti vetëm brenda kufijve shqiptarë. Pjesëmarrja në shkëmbimin me “Grande Fratello” në Itali për disa ditë e bëri Dolcen edhe më të diskutuar, duke i shtuar kuriozitetin publikut për jetën dhe të kaluarën e saj.
Por teksa vëmendja ndaj saj rritej, në rrjet nisën edhe kërkimet për pamjen që modelja kishte vite më parë. Së fundmi, në rrjete sociale po qarkullojnë disa fotografi të hershme, ku Dolce shfaqet krejt ndryshe nga imazhi që publiku njeh sot.
Në fotot e bëra viral në rrjete sociale, ish-banorja shihet me flokë të errët dhe me një pamje shumë ndryshe nga ajo që shohim sot, duke bërë që ndjekësit të komentojnë masivisht transformimin e saj ndër vite. Pamjet kanë ndezur diskutime të shumta, pasi shumë prej tyre e konsiderojnë ndryshimin e saj si një nga transformimet më të mëdha të parë te personazhet e reality show-t.


Dolce nuk e ka fshehur asnjëherë faktin se ka kryer ndërhyrje estetike. Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ajo foli hapur me banoret e tjera për procedurat që kishte bërë, duke treguar edhe vështirësitë që kishte kaluar gjatë rikuperimit.

Me humor dhe sinqeritet, ajo u shpreh: “Një muaj dhimbje, kam fjetur si qen”, një deklaratë që u komentua gjerësisht në rrjet.
