Ka disa vende që nuk mbeten thjesht destinacione pushimesh, por kthehen në kujtime që ruhen gjatë në zemër. I tillë duket se është edhe një vend bregdetar për Sara Hoxhën, e cila së fundmi ka ndarë me ndjekësit një moment nostalgjik nga e shkuara.
Përmes një postimi në Instagram, Sara ka treguar se ndodhej në të njëjtin vend ku rreth gjashtë vite më parë kishte zbuluar gjininë e vajzës së saj, Poit. Një ndjekës e ka pyetur nëse ishte pikërisht ai vendi ku kishte kuptuar se do të bëhej nënë e një vajze, dhe përgjigjja e Sarës ishte sa e sinqertë, aq edhe emocionuese.
“Po, këtu kemi bërë gender reveal e Poit. Para rreth 6 viteve mendoja se do ishte çun. Isha e sigurt që ishte çun. Asgjë kundër çunave, po akoma falënderoj Zotin që më doli gocë”, ka shkruar ajo.

Me këtë rrëfim, Sara ka rikthyer në vëmendje një nga momentet më të bukura të mëmësisë së saj. Mes humorit, nostalgjisë dhe dashurisë së pastër për të bijën, ajo tregoi se disa kujtime nuk zbehen kurrë, përkundrazi, bëhen edhe më të çmuara me kalimin e viteve.
