KreuCelebrity

“Festofsh me engjëjt atje ku je” Dedikimi rrëqethës i Edlira Çepanit për Gert Bogdanin në ditën e tij të ditëlindjes

Edlira Çepani ka kujtuar me fjalë prekëse bashkëshortin e saj të ndjerë, Gert Bogdanin, në ditën e tij të lindjes.

Përmes një dedikimi të ndjerë në rrjetet sociale, ajo ka shprehur mallin dhe dashurinë për ish-deputetin e Partisë Demokratike, i cili u nda nga jeta në moshën 44-vjeçare pas një arresti kardiak.

“Të rrallë janë njerëzit që impaktojnë për mirë këdo që takojnë në jetë dhe ti ishe njëri prej tyre! Ne do të kujtojmë e do të festojmë veç ditëlindje për ty, drita jonë”, shkruan Edlira.

Në mesazhin e saj, ajo thekson se familja vijon ta kujtojë çdo ditë me dashuri dhe mirënjohje për kohën që patën fatin ta kishin pranë.

“Festofsh me engjëjt atje ku je, ndërkohë që ne vazhdojmë ta falënderojmë Zotin gjithmonë për çdo ditë që patëm fatin të të kishim fizikisht me ne! Të kemi në zemër çdo ditë derisa të ritakohemi sërish. We love you, Dada!”, ka shkruar ajo.

Gert Bogdani, ish-deputet i Partisë Demokratike, u nda nga jeta në moshën 44-vjeçare, duke lënë pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë, bashkëpunëtorët dhe të gjithë ata që e njohën.