
Kanë kaluar 30 vite nga publikimi i “Wannabe”, kënga që jo vetëm shënoi debutimin e Spice Girls, por edhe ndryshoi përgjithmonë historinë e muzikës pop.
Me rastin e përvjetorit të këtij hiti global, Victoria Beckham ka ndarë një mesazh emocionues për ish-anëtaret e grupit dhe miliona fansat që i kanë mbështetur gjatë gjithë këtyre viteve.
“Nuk mund ta besoj që kanë kaluar 30 vjet që kur ‘Wannabe’ doli. Kënga jonë e parë ndryshoi përgjithmonë jetët tona. Do të jem gjithmonë mirënjohëse që isha pjesë e atij rrugëtimi”, shkroi Victoria.
Ajo falënderoi fansat për dashurinë dhe përkrahjen e vazhdueshme, ndërsa iu drejtua edhe kolegeve të saj të Spice Girls me një mesazh të veçantë: “Motra ime të Spice Girls, ju dua shumë”.
E publikuar në vitin 1996, “Wannabe” u kthye në një fenomen ndërkombëtar dhe e vendosi grupin britanik në majat e skenës muzikore botërore. Kënga mbetet edhe sot një simbol i kulturës pop dhe një nga hitet më të njohura të viteve ’90.
