KreuCelebrity

"Thuaj kam ardh për dashnorin" Françeska Murati nuk e kursen gazetarin: Keni b*thë me fol, atëherë hajdeni fakte?

Deklarata e gazetarit Elton Tozaj në emisionin “T7” ka shkaktuar jo pak reagime në rrjet, pasi ai aludoi se arsyeja e kthimit të Françeska Muratit në Shqipëri nuk lidhej me pushimet, diellin apo detin, por me një histori personale. Duke treguar se ajo është kthyer këtu për "dashnorin" dhe jo për arsyet që ajo ka dhënë.

Ai u shpreh se:

"Do më vinte shumë mirë që Franceska të tregonte se pse është divorcuar. E gjithë Shqipëria e di se me kë është e lidhur Franceska Murati tashmë."

Pas këtij komenti, ish-banorja e “Big Brother VIP 3” nuk ka qëndruar në heshtje. Françeska ka reaguar publikisht në videon e publikuar nga televizioni në Instagram, duke lënë një koment të ashpër ndaj gazetarit.

Ajo ka kërkuar që çdo pretendim të shoqërohet me prova, ndërsa e ka akuzuar gazetarin për shpifje dhe përpjekje për të marrë vëmendje përmes deklaratave të pavërtetuara.

“Keni b*thë me fol, atëherë hajdeni fakte? Se me fol e me mashtru dalim të gjithë në TV dhe themi mashtrime për me marrë pak vëmendje. Po s’keni ça me nxjerr, se jeni shpifësira që vetëm dini me shpif mashtrime, se s’keni këllqe me u marrë me lajme të vërteta”, ka shkruar Françeska.

Reagimi i saj është komentuar gjerësisht nga ndjekësit, duke ndarë opinionin publik në dy kampe. Disa e kanë mbështetur Françeskën për përgjigjen e drejtpërdrejtë, ndërsa të tjerë kanë vijuar të diskutojnë mbi deklaratën e bërë në studio.