KreuCelebrity

Pas Mateos, motra e tij do të jetë banorja e parë e BBVA 6?

Pas Mateos, motra e tij do të jetë banorja e parë e BBVA 6?

Kejsi Borri ka treguar më shumë rreth planeve të saj dhe mundësisë për t’u bërë pjesë e “Big Brother VIP”, duke zbuluar se për momentin nuk do të nxitonte të pranonte një ftesë për t’u futur në shtëpinë më të komentuar në vend.

E ftuar në “Top Arena”, ajo foli për pritshmëritë që do të kishte nëse një ditë do të merrte këtë vendim, duke theksuar se dëshiron që publiku ta njohë për personalitetin dhe arritjet e saj, përtej faktit që është motra e ish-banorit Mateo Borri.

Kejsi tregoi se mes saj dhe Mateos ka shumë ngjashmëri në karakter, por pranoi se ajo është më impulsive dhe ka më pak durim.

“Jam shumë e ngjashme me Mateon për nga tipi, por ndryshimi është që unë jam pak më impulsive dhe nuk kam aq shumë durim sa ai”, u shpreh ajo.

Megjithatë, për një hyrje të afërt në “Big Brother VIP”, Kejsi tha se do të preferonte të presë pak më gjatë, pasi dëshiron të realizojë disa projekte personale para se të marrë një vendim të tillë.

Ajo theksoi se, nëse një ditë do të hyjë në reality show, dëshiron që publiku ta njohë për atë që është vetë dhe jo vetëm për lidhjen familjare me Mateon.

“Nuk dua që të hyj dhe të njihem vetëm si motra e Mateos. Sigurisht që është krenari për mua të jem motra e dikujt që është shembull, por dua të më njohin si Kejsi Borri, me projektet, aftësitë dhe talentet e mia”, tha ajo.

Pas kësaj deklarate, moderatorja i doli në mbështetje, duke nënvizuar se Kejsi tashmë ka krijuar identitetin e saj dhe se ata që e shohin vetëm përmes lidhjes me të vëllain, thjesht nuk po vlerësojnë atë që ajo sjell.

Kejsi e priti me sportivitet këtë diskutim dhe e mbylli me humor, duke thënë se nuk e sheh si problem asnjë prej etiketave që mund t’i vendosen.

“Si Kejsi Borri, si motra e Mateos, për mua është njësoj dhe është vlerësim. Edhe si goca e Sashës le të themi”, u shpreh ajo me shaka, duke shkaktuar të qeshura dhe duartrokitje në studio.