Taylor Swift e ka kthyer në realitet një nga historitë e saj më të dashura të dashurisë. Këngëtarja ka zgjedhur pikërisht hitin e saj “Love Story” për momentin e hyrjes në altar, në dasmën e saj me Travis Kelce në Madison Square Garden.
Sipas raportimeve të “Us Weekly”, Swift ka ecur drejt altarit në një “rrugicë ekstra të gjatë”, ndërsa në sfond luhej një version me kuartet harqesh i këngës së saj të vitit 2008, “Love Story” një zgjedhje simbolike për çiftin, duke qenë se kënga flet pikërisht për një dashuri që sfidon pengesat.
Gjatë ceremonisë, si Taylor ashtu edhe Travis kanë qenë tepër të emocionuar teksa shkëmbyen betimet martesore. Burime pranë çiftit kanë zbuluar se fjalët e tyre prekëse rikthyen historinë e njohjes së tyre dhe rrugëtimin që i çoi deri në këtë moment.
“Betimet e tyre të ndjera i kthyen të gjithë te mënyra se si u takuan për herë të parë dhe rruga që i solli deri këtu”, tha një burim.
Një tjetër burim tregoi se emocionet ishin të forta sidomos për Kelce: “Travis qau më shumë se Taylor. Ata ndanë detaje shumë personale dhe histori që disa nga të ftuarit nuk i kishin dëgjuar më parë”.
“Love Story” ishte kënga kryesore e albumit të dytë të Taylor Swift, Fearless, të publikuar në vitin 2008 dhe u kthye në një nga hitet më të mëdha të karrierës së saj.
Vetë Swift ka folur së fundmi për rëndësinë që ka kjo këngë për të. Në një intervistë për The New York Times Magazine, ajo tregoi se “Love Story” ishte një nga momentet kur kuptoi se mund të krijonte muzikë pa u shqetësuar për opinionet e të tjerëve.
“Herën e parë që ndjeva se nuk më interesonte nëse njerëzit e urrenin këtë, sepse unë e doja aq shumë, ishte kur shkrova këngën ‘Love Story’ kur isha 17 vjeç, ulur në dhomën time të gjumit”, rrëfeu Swift, duke kujtuar historinë personale që e frymëzoi këngën.

Një këngë e shkruar në adoleshencë për një dashuri të pamundur, dekada më vonë u bë kolona zanore e një prej momenteve më të rëndësishme të jetës së saj.
