KreuCelebrity

“Bride to Be” Aurora dhe Kushtrimi ndezin rrjetin, një detaj nga festa e ditëlindjes nxit aludimet për martesë

“Bride to Be”     Aurora dhe Kushtrimi ndezin rrjetin, një
Aurora dhe Kushtrimi, çifti që u njoh dhe u afrua pas përfundimit të “Big Brother VIP Kosova 4”, vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e publikut me çdo paraqitje të tyre.

Së fundmi, ata festuan ditëlindjen e Kushtrimit në shoqërinë e miqve dhe familjarëve. Në festë ishin të pranishëm edhe disa nga ish-banorët e BBVK4, mes tyre Londrimi, Labi Haxhiu dhe motra e Aurorës, Suanita, duke e kthyer mbrëmjen në një ribashkim të këndshëm.

Me hyrjen e datës së re, Aurora i bëri partnerit një urim publik plot dashuri, por një tjetër moment nga festa ishte ai që mori vëmendjen më të madhe në rrjetet sociale.

Në një video që po qarkullon gjerësisht, Kushtrimi shihet duke i vendosur Aurorës një shirit me mbishkrimin “Bride to Be”, duke bërë që shumë ndjekës të aludojnë se çifti mund të jetë pranë një fejese apo martese.

Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për një hap të tillë. Nga sa duket, bëhet fjalë vetëm për një moment argëtues gjatë festës, i cili ka mjaftuar për të ndezur imagjinatën e fansave dhe për të nxitur diskutime në rrjet.