KreuCelebrity

Motra e Selin Bollatit flet për herë të parë publikisht: Malli nuk më është hequr kurrë!

Motra e Selin Bollatit flet për herë të parë publikisht:

Në puntatën e radhës të emisionit “Punë pa Teka”, një nga të ftuarat ishte Agnes Bollati, motra e fitueses së “Big Brother VIP 5”, Selin Bollati.

Në një intervistë të shkurtër me gazetaren Kristi Gongo, Agnesi foli për herë të parë në televizion, duke ndarë emocionet që ka përjetuar gjatë qëndrimit të së motrës brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

E pyetur se si është të jesh motra e fitueses së “Big Brother”, Agnesi u shpreh me shumë krenari:

“Më mirë se kaq nuk ka ku të shkojë.”

Ajo tregoi se eksperienca e Selinit në reality show ka qenë e mbushur me emocione, ngritje dhe ulje, por në fund sipas saj, motra arriti të tregojë veten ashtu siç është.

“Ndjesi shumë e bukur, me ngritje dhe ulje, por ia doli të tregojë veten e saj,” tha Agnesi.

Megjithatë, momentet më të vështira për të kanë qenë ato kur e shihte Selinin të mërzitur apo duke qarë.

“Më merrte shumë malli se nuk isha mësuar të rrija pa të, por më mërziste kur e shihja të mërzitur, kur e shihja që qante, kur e shihja që përballej me sfida që kur ishte me ne nuk përballej,” tregoi ajo.

Një nga momentet më emocionuese për Agnesin ka qenë takimi me Selinin pas daljes nga shtëpia. Ajo tha se nuk kishte nevojë për shumë fjalë, pasi gjithçka u shpreh përmes përqafimit.

“Kur doli thjesht e kam përqafuar dhe e kam puthur pa fund, malli nuk më është hequr kurrë,” u shpreh motra e fitueses.

Gjatë intervistës, Agnesi zbuloi gjithashtu se mes saj dhe Selinit ka 9 vite diferencë. E pyetur nga Kristi Gongo se kë do më shumë, Selinin apo Onon, ajo zgjodhi të mos bënte dallime, duke thënë shkurt: “Nuk bëj dot diferenca.”

Dalja e saj e parë në ekran tregoi edhe një herë lidhjen e fortë familjare që Selin Bollati ka pasur jashtë shtëpisë, mbështetje që duket se e ka shoqëruar gjatë gjithë rrugëtimit të saj drejt fitores.