KreuCelebrity

Bradley Cooper dhe Gigi Hadid në Paris, çifti kalon një mbrëmje me Pedro Pascal gjatë Javës së Modës

Bradley Cooper dhe Gigi Hadid në Paris, çifti kalon një
Bradley Cooper dhe Gigi Hadid janë parë së bashku në Paris, ku po ndjekin nga afër aktivitetet e organizuara në kuadër të Javës së Modës.

Çifti u fotografua teksa dilte për darkë në një restorant të njohur të kryeqytetit francez. Ata nuk ishin vetëm, pasi mbrëmjen e kaluan në shoqërinë e aktorit Pedro Pascal dhe motrës së tij, Lux Pascal.

Për këtë dalje, Gigi Hadid zgjodhi një fustan elegant me motive me pika dhe një çarje anësore, ndërsa Bradley Cooper u shfaq me një stil klasik, i veshur me këmishë blu, pantallona gri dhe kapelë.

Sipas Daily Mail, atmosfera gjatë darkës ishte e relaksuar, ndërsa katërshja shijoi mbrëmjen në një nga restorantet më të frekuentuara të qytetit.

Bradley Cooper dhe Pedro Pascal njihen prej vitesh dhe kanë ruajtur një miqësi të ngushtë, duke u shfaqur shpesh së bashku në evente dhe aktivitete të ndryshme.

Dalja e tyre vjen në një periudhë kur Parisi është kthyer në qendrën e modës botërore, duke mbledhur personalitete të njohura nga industria e modës, kinemasë dhe showbiz-it në një nga javët më të rëndësishme të vitit.