KreuCelebrity

Bad Bunny shkruan histori në Emmy, spektakli i Super Bowl siguron 9 nominime

Bad Bunny shkruan histori në Emmy, spektakli i Super Bowl siguron 9
Bad Bunny hyn në histori me performancën e tij në Super Bowl, e cila ka marrë plot 9 nominime për çmimet Emmy, duke vendosur një rekord për numrin më të lartë të kandidimeve që ka marrë ndonjëherë një halftime show.

Mes nominimeve spikat kategoria “Outstanding Variety Special (Live)”, ku spektakli i tij do të konkurrojë me transmetimet e ceremonive më të mëdha të industrisë së argëtimit, si Golden Globe Awards, Grammy Awards, Oscars dhe Tony Awards.

Artisti portorikan, me emrin e vërtetë Benito Antonio Martínez Ocasio, figuron si interpretuesi kryesor dhe njëherazi producent i shfaqjes. Ai ndan nominimet me një ekip të njohur producentësh, ku bëjnë pjesë edhe Jay-Z (Shawn Carter), Desiree Perez, Jesse Collins, Noah Assad, Dave Meyers, Jody Kolozsvari, Jana Fleishman, Darren Pfeffer, Chelsea Gonnering dhe John Kilgore.

Kjo është hera e shtatë radhazi që një spektakël i Super Bowl nominohet në këtë kategori të Emmy Awards. Deri më sot, vetëm performanca legjendare e vitit 2022 me Dr. Dre, Snoop Dogg, Mary J. Blige, Eminem, Kendrick Lamar dhe 50 Cent ka arritur të fitojë këtë çmim.

Ky vlerësim vjen pas një viti të jashtëzakonshëm për Bad Bunny. Më herët ai triumfoi në Grammy Awards, duke fituar tre çmime, mes tyre Albumin e Vitit dhe Best Música Urbana Album për “Debí Tirar Más Fotos”, si edhe Best Global Music Performance për këngën “EOO”.

Me këtë fitore, “Debí Tirar Más Fotos” u bë albumi i parë në një gjuhë tjetër përveç anglishtes që fiton çmimin Albumi i Vitit në historinë e Recording Academy, duke shënuar një moment historik në industrinë muzikore.