KreuCelebrity

Xhensila Myrtezaj thyen heshtjen pas lajmeve të bujshme: Po cenoni reputacionin tim!

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka reaguar publikisht pas disa lajmeve që kanë qarkulluar së fundmi në media, ku aludohej për përfshirjen e saj në një skemë të dyshuar të pastrimit të parave.

Sipas pretendimeve të publikuara, në mars të vitit 2026 dyshohet se të ardhura nga aktivitete të paligjshme janë riinvestuar përmes blerjes së një qendre dermoestetike në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, një klinikë kjo e lidhur me këngëtaren, për të vijuar më pas aktivitetin me një emërtim tjetër.

Pas këtyre aludimeve, Xhensila ka reaguar përmes një deklarate publike në Instagram, ku i cilëson lajmet si të pavërteta dhe të pabazuara.

“Portalet dhe faqet që kanë publikuar ose shpërndarë lajme të pavërteta duke përfshirë emrin tim kanë keqinformuar opinionin publik. Sqaroj qartë se nuk jam subjekt i asnjë hetimi nga SPAK”, shkruan ajo.

Këngëtarja thekson se çdo pretendim i kundërt cenon figurën, dinjitetin dhe reputacionin e saj, ndërsa u bën thirrje mediave dhe portaleve që të verifikojnë faktet përpara publikimit.

Në fund të reagimit, Myrtezaj paralajmëron se çdo shpifje apo informacion i pavërtetë që dëmton imazhin e saj do të ndiqet me të gjitha mjetet ligjore.

Xhensila Myrtezaj thyen heshtjen pas lajmeve të bujshme: Po cenoni