KreuCelebrity

Lamine Yamal paralajmëron Francën para gjysmëfinales: Nëse duhet t’i tremben dikujt, jemi ne!

Lamine Yamal paralajmëron Francën para gjysmëfinales: Nëse

Lamine Yamal nuk e ka fshehur aspak besimin e tij përpara përballjes së madhe mes Spanjës dhe Francës në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror 2026.

“Furia e Kuqe” siguroi një vend mes katër skuadrave më të mira pasi mposhti Belgjikën 2-1, falë golit vendimtar të Mikel Merinos në minutën e 88-të. Në anën tjetër, Franca dominoi Marokun dhe fitoi 2-0, duke konfirmuar statusin e saj si një prej pretendenteve kryesore për trofeun.

Pavarësisht formës së shkëlqyer të francezëve, Yamal është i bindur se Spanja është skuadra që mund t’u shkaktojë më shumë probleme.

“Askush nuk ka luajtur kundër nesh si i barabartë. Të gjitha skuadrat qëndrojnë prapa dhe kjo na e vështirëson lojën, por në fund kemi fituar. Mendoj se, nëse Franca duhet t’i trembet dikujt, jemi ne. Ne ishim ata që i eliminuam në Euro 2024. Për mua, jemi dy skuadrat më të mira të këtij Botërori. Do të shohim se çfarë do të ndodhë, por ne nuk kemi aspak frikë”, deklaroi talenti spanjoll.

Statistikat e përballjeve të fundit janë në favor të Spanjës. Skuadra e Luis de la Fuentes e mposhti Francën 2-1 në gjysmëfinalen e Euro 2024, ndërsa triumfoi edhe 5-4 në një tjetër përballje spektakolare në gjysmëfinalen e Nations League 2025.

Franca dhe Spanja do të përballen të martën, më 14 korrik, në “Dallas Stadium”, në një duel që pritet të jetë një finale e parakohshme e Botërorit 2026.