
Një modele ruse është kthyer në sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së habitshme me yllin e futbollit, Erling Haaland.
Bëhet fjalë për Anastasia Kostromitina, 24 vjeçe, e cila fitoi vëmendje pasi pranoi me humor se i ngjan sulmuesit norvegjez. Postimet e saj u përhapën me shpejtësi në internet, duke nxitur mijëra komente dhe krahasime nga përdoruesit.
Modelja ka treguar se fillimisht e kishte të vështirë ta pranonte këtë krahasim, por me kalimin e kohës ndryshoi mendim.
“Në fillim nuk e kuptoja sa shumë i ngjaja atij. Më pas kalova edhe një periudhë ku nuk më pëlqente kjo gjë, por tani e shoh ndryshe. Të krahasohesh me një atlet kaq të madh është në fakt diçka shumë e bukur,” është shprehur ajo.
Anastasia ka zbuluar gjithashtu se do të mbështesë Norvegjinë dhe Haaland në ndeshjet e ardhshme, duke shtuar me humor se sulmuesi i Manchester City “ndihet tashmë si njëri prej nesh”.
Ngjashmëria mes modeles ruse dhe futbollistit ka vazhduar të jetë temë diskutimi në rrjetet sociale, ku shumë fansa janë habitur nga tiparet e tyre pothuajse identike.
