Modelja Alba Vukaj, u vendos përballë zgjedhjeve të vështira në emisionin “Kampionët e Botës” në Tv Klan.
Mes Granit Xhakës, Erling Haaland dhe Jude Bellingham, ajo duhej të zgjidhte me cilin do të martohej, me cilin do të dilte në takim dhe cilin do të refuzonte.
Për martesë, Alba zgjodhi Xhakën, sepse partnerin e kërkon shqiptar. Mes Bellingham dhe Haaland, refuzoi sulmuesin.
“Për martesë, hipotetikisht, se Xhaka është i martuar, por do zgjidhja Granitin se është shqiptar me tradita. Me pëlqejnë djemtë shqiptarë për martesë.
Për takim, pak zor, sepse Bellingham është shumë i mirë, por Haaland të shkrin së qeshuri. Isha kënaqur duke e dëgjuar. Më pëlqejnë tipat e bukur, prandaj nuk di kë të zgjedh.
Për takim do dilja me Bellingham, ndërsa refuzoj Haaland. Më vjen keq”, tha ajo.
