KreuCelebrity

Modelja shqiptare Kleofina Pnishi dhe Benjamin Pavard bëhen prindër, zbulojnë emrin e vajzës

Një kapitull i ri dhe plot emocione ka nisur për Kleofina Pnishin dhe Benjamin Pavard, të cilët janë bërë prindër për herë të parë.

Modelja dhe aktorja me origjinë shqiptare dhe futbollisti francez ndanë lajmin e bukur me ndjekësit në rrjetet sociale, duke publikuar disa fotografi të veçanta pranë vajzës së tyre të porsalindur.

Çifti zbuloi gjithashtu se vogëlushja quhet Lena Rose Pavard.

Pavard e shoqëroi postimin me një dedikim prekës, duke shkruar: “E gjithë bota ime. Bekimi ynë më i madh”.

Fotografitë familjare morën menjëherë urime të shumta nga miqtë, personazhet e njohur dhe ndjekësit e çiftit.