Rihanna ka surprizuar mijëra fansa me një dalje të rrallë në skenë, duke iu bashkuar Jay-Z gjatë natës së fundit të serisë së koncerteve “Extra Innings” në Yankee Stadium, në Nju Jork.
Artistja u shfaq përpara një publiku prej mbi 40 mijë personash dhe interpretoi hitin e saj “Bitch Better Have My Money”, si dhe bashkëpunimin e famshëm me Jay-Z, “Run This Town”. Videot e momentit u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, ndërsa publiku u dëgjua duke kënduar njëzëri me këngëtaren.
Gjatë performancës, Rihanna pranoi se i kishte munguar skena, duke emocionuar fansat që prej kohësh prisnin ta shihnin sërish duke performuar live.
Rihanna performing Bitch Better Have My Money in 2026????
— ???????????????????????? • #JAŸZ30 (@thejayzsource) July 13, 2026
even A$AP Rocky couldn’t bring her back on stage, Jaÿ-Z did???? I know A$AP somewhere in the crowd chesingggg pic.twitter.com/yKpGaG1VM2
Koncerti përmbyllës nisi me disa orë vonesë, për shkak të problemeve me hyrjen e spektatorëve në stadium. Jay-Z shpjegoi se organizatorët kishin vendosur të prisnin derisa situata të ishte e sigurt, pasi mijëra njerëz ndodheshin ende jashtë ambienteve të stadiumit.
RIHANNA IS BACK pic.twitter.com/Yr906Wrhse
— ???????????? (@gabgonebad) July 13, 2026
Pavarësisht vonesës, reperi dhuroi një spektakël që zgjati pothuajse tri orë, duke interpretuar rreth 50 këngë nga periudha të ndryshme të karrierës së tij.
Në skenë u ngjitën gjithashtu disa prej emrave më të mëdhenj të industrisë muzikore, mes tyre Beyoncé, Usher, Pharrell Williams, Teyana Taylor, Clipse, Jeezy, Fat Joe, Jadakiss, Swizz Beatz dhe The-Dream.
Beyoncé surprises Jay-Z’s Yankee Stadium show with “Drunk in Love” pic.twitter.com/28jmJcMdmV
— Variety (@Variety) July 13, 2026
Seria prej tri netësh shërbeu si një homazh për karrierën e Jay-Z dhe për përvjetorët e albumeve të tij ikonike “Reasonable Doubt” dhe “The Blueprint”. Gjatë netëve të mëparshme, në skenë ishin shfaqur edhe Beyoncé, Blue Ivy Carter, Nas, Alicia Keys dhe Eminem.
Rihanna dhe Jay-Z kanë një histori të gjatë profesionale. Reperi luajti një rol të rëndësishëm në fillimet e karrierës së saj, pasi e afroi me kompaninë Def Jam Recordings, ndërsa më vonë dy artistët realizuan disa bashkëpunime të suksesshme.
Mbrëmja u mbyll rreth orës 03:00 të mëngjesit, me Jay-Z që interpretoi “Encore”, ndërsa qielli mbi stadium u ndriçua nga fishekzjarrët.
