KreuCelebrity

Kanye West reagon pas koncertit në Tiranë, ka një mesazh për Shqipërinë

Pas koncertit madhështor në Shqipëri, Kanye West ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shprehur mirënjohjen për mikpritjen që iu bë.

Reperi amerikan falënderoi kryeministrin Edi Rama dhe të gjithë shqiptarët, ndërsa vlerësoi edhe vendin tonë.

“Faleminderit Edi Rama dhe gjithë Shqipërisë për ndërtimin e një stadiumi dhe që më mirëpritët në vendin tuaj të bukur”, shkroi Kanye West.

Mesazhi i artistit mori menjëherë vëmendjen e ndjekësve, duke grumbulluar mijëra reagime dhe komente pas performancës së tij në Tiranë.

Tags:

kayne west