KreuCelebrity

Aktorja e “Çukur” martohet në fshehtësi, ceremonia intime me vetëm 30 të ftuar

Aktorja e njohur e serialit “Çukur”, Damla Sönmez, i ka dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar në martesë lidhjen e saj me menaxherin İlkay Akıncı.

Çifti, i cili prej rreth tre vitesh e kishte mbajtur romancën larg vëmendjes së publikut, u martua këtë të diel, më 12 korrik, në një ceremoni të thjeshtë dhe private në Beykoz.

Në dasmë morën pjesë vetëm rreth 30 persona, mes tyre familjarët dhe miqtë më të afërt. Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale zbuluan për herë të parë edhe partnerin e aktores, pasi ajo nuk kishte ndarë më parë imazhe me të.

Vëmendje të madhe mori edhe fustani i nusërisë i Damla Sönmez. Aktorja zgjodhi një model elegant dhe minimalist, duke marrë shumë komplimente për paraqitjen e saj natyrale.

Mësohet se çifti e ka shtyrë muajin e mjaltit për shkak të angazhimeve profesionale.