KreuCelebrity

“Familja e bashkuar”, Belen feston krah dy ish-partnerëve, por i dashuri aktual mungon

“Familja e bashkuar”, Belen feston krah dy ish-partnerëve, por

Luna Marì, vajza e Belen Rodriguez dhe Antonino Spinalbese, ka festuar 5-vjetorin e lindjes mes dashurisë së familjes së saj të madhe. Vogëlushja, e lindur më 12 korrik 2021, u bë protagonistja e një feste të veçantë, ku nuk munguan as ish-partnerët e moderatores argjentinase.

Belen publikoi në rrjetet sociale disa fotografi nga vitet e para të vajzës, të shoqëruara me një dedikim emocionues. Ajo e përshkroi Luna Marìn si një fëmijë të ëmbël, të fortë, të sinqertë dhe ëndërrimtare, duke i premtuar se do të jetë gjithmonë pranë saj për ta mbështetur.

Edhe babai i saj, Antonino Spinalbese, i bëri një urim të veçantë, duke shkruar: “Pyet një prind si është dhe ai do të të tregojë për ditën e fëmijës së tij. Gëzuar ditëlindjen!”

Në fotografinë familjare të publikuar nga festa shiheshin Belen, Antonino Spinalbese dhe Stefano De Martino, babai i djalit të saj të madh, Santiago. Të pranishëm ishin gjithashtu prindërit e Belen, Veronica Cozzani dhe Gustavo Rodriguez, vëllai i saj Jeremias me partneren, si dhe Ignazio Moser.

“Sa e bukur është familja e bashkuar”, shkroi Belen krahas fotos, duke treguar harmoninë që familja ruan për hir të fëmijëve.

Megjithatë, vëmendjen e ndjekësve e tërhoqën dy mungesa. Cecilia Rodriguez nuk ishte pjesë e festës, pasi ndodhej në liqenin e Comos për angazhime profesionale. Ajo nuk e harroi mbesën, duke publikuar një kolazh me momentet e tyre së bashku dhe një urim të ëmbël në spanjisht.

Në festë mungoi gjithashtu partneri i ri i Belen, Gaetano Fidanzati. Sipas mediave italiane, prezantimet zyrtare me fëmijët e moderatores mund të mos kenë ndodhur ende, ndërsa Belen duket se dëshiron të ecë me kujdes dhe të mbrojë qetësinë e tyre.