
Pirja e kafesë është bërë një zakon i pandashëm në jetën e njerëzimit, aq sa shumë njerëz nuk mund të heqin dorë nga një filxhan kafe gjatë ditës. Përveçse ju bën më euforikë dhe të zgjuar, kafeja pëlqehet për aromën që lë në gojë, një ritual në fund të një vakti apo një gjest që vulos pushimin e shumëdëshiruar pas punës. Bima e kafesë e ka origjinën në Etiopi dhe në Evropë filloi të përhapet në fillim të viteve 1600. Jemi mësuar me shijen e ngrohtë të kafesë, por këtë periudhë po ju sugjerojmë disa receta të ftohta me bazë kafe.
Granita kafeje
Përbërësit: 900 mililitra kafe, 2 mililitra ujë mineral natyral, 200 gr sheqer
Përgatitja: Përgatisni shurupin. Hidhni 200 gr sheqer dhe 200 ml ujë në një tenxhere çeliku, vendoseni në zjarr dhe shkrini sheqerin. Gatuajeni shurupin derisa të masa të trashet. Lëreni të ftohet dhe më pas shtoni 900 ml kafe ekspres, ose rreth 4 gota e gjysmë.
E përziejmë mirë kafen me shurupin në mënyrë që të përftohet një lëng homogjen. Më pas hidheni në enë metalike dhe përziejeni. Vendoseni për të ngrirë në frigorifer për të paktën 30 minuta. Kur përzierja e kafesë të fillojë të ngrijë, hiqni pjesët e ngurtësuara dhe përzijeni me anën e një luge, e cila më parë duhet lagur me ujë ose qumësht. Me anën e një çekiçi kuzhine e thërrmojmë masën e ngrirë dhe më pas e vendosim nëpër gota në të cilat do ta shërbeni. Shtojini sipër për shije dhe krem pana. I vendosim gotat në frigorifer dhe e shërbejmë duke i shtuar sipër krem karamel dhe grimca çokollate.



















