
20 vjet pas ndarjes, dhe Tom Cruise ende nuk guxon të përballet me ish gruan e tij, Nicole Kidman? Aktori i “Top Gun: Maverick” mungoi në ceremoninë e ndarjes së cmimeve Oscar 2023, pavarësisht se filmi u nominua për gjashtë të tilla.
Sipas Daily Mail, Tom ka dashur të shmangte një “përplasje të vështirë” me Kidman nga e cila u divorcua më shumë se dy dekada më parë. “Tom nuk ishte aty sepse Nicole ishte prezente dhe ai nuk donte një përplasje”, tha një burim per gazetën e njohur britanike.
Dyshja u martua më 24 dhjetor 1990. Ata nuk patën bashkë fëmijë, por adoptuan dy të mitur; Isabellan, tani 29 vjeç dhe Connor, sot 27 vjeç, të cilët thuhet se janë të dy anëtarë të Kishës së Scientology, si babai i tyre, Cruise.
Cruise bëri kërkesë për divorc në shkurt 2001, duke përmendur “ndryshimet e papajtueshme të karakterit mes tyre”. Ky veprim e la aktoren e “Big Little Lies” në “një shok” të plotë, ndërsa fansat dyshuan se shkaku i vërtetë i shembjes së martesës së tyre ishte fakti që aktorja refuzoi të bëhej pjesë e Scientologist. “Ajo e di përse dhe unë e di përse ne u divorcuam”,u shpreh Tom për Vanity Fair në 2013, duke u zotuar se do ta mbajë të fshehtë arsyen. “Ajo është nëna e fëmijëve të mi dhe i uroj më të mirën”, shtonte ai.



















