
Një ndër kryeveprat botërore muzical ‘Notre Dame de Paris’ u ngjit në Tiranë mbrëmjen e 28 majit, duke dhuruar emocione të forta. Stadiumi “Air Albania” u mbush me dashamirës të artit, të cilët patën fatin të ndjekin një interpretim prestigjoz të një trupe ndërkombëtare, ndërsa roli kryesor, ai i Esmeraldës ju besua këngëtares shqiptare Elhaida Dani.
Muzikali “Notre Damme de Paris” është kompozuar nga muzikanti Ricardo Cocciante dhe tekstshkrues është Luc Plamondon. Elhaida u ftua nga të dy autorët e projektit për të luajtur rolin e Esmeraldës në muzikalin e famshëm botëror i cili është pjesë e librit Guinness.
Ndër qindra të pranishëm në stadiumin e Arena që duartrokitën dhe përshëndetën interpretimin e mrekullueshëm të Elhaidas, një përqafim i ngrohtë nga partneri i saj Ledian Agalliu pasi përfundoi shfaqja me siguri ja ka ngrohur zemrën Esmeraldës së mbrëmjes.
Këngëtarja Dani dhe balerini Agalliaj prej muajsh po jetojnë një histori të bukur dashurie, romancë që nisi gjatë spektaklit “Dancing With The Stars”



















