KreuArt

Yayoi Kusama: Dashuria dhe fuqia e artit!

Yayoi Kusama: Dashuria dhe fuqia e artit!

Pas shumë vitesh që është parë si një lloj heretiku, më në fund krjimet e artistes Yayoi Kusama po fitojnë statusin qendror në historinë e artit. Bota e artit në Japoni e përjashtoi për shkak të sëmundjes së saj mendore, një arsye e cila e bindi të largohej nga Japonia drejt Nju Jorkut. Asokohe ju desh të shihte furizodën e saj, një lloj kimonoje me mëngë të gjata me dizajne luksoze për të përballuar jetën e saj si amerikane, derisa krijoi studion e saj me xhama të thyer në kryqëzimin e Broadway-t dhe Rrugës 12.

Për të festuar ditëlindjen e 95-të të Yayoi Kusama, por edhe rikthimin në botën e modës përmes pikave të artistet legjendare japoneze, duhet të shkojmë të shohim nga afër mbretërina e saj. Ajo qëndron mbi një tapet me makarona të thara, e rrethuar me manekinë me ngjyrë shkumësi të mbuluara me rrjeta të pafundme. Ajo është Yayoi Kusama, artistja e cila me modelet e saj të famshme me pika, në dukje të pafundme, ka tronditur botën, e sidomos sivjet, kur ky motiv u shfaq papritmas ngado, duke spikatur  tek Louis Vuitton. Portreti i saj ka një përpikmëri absolute: flokë kasketë ngjyrë portokalli, mbi qepalla shkëlqejnë nuancat e arit, ndërsa buzëkqi mat me nuancat e qershisë, janë shprehi e e botës që shpreh  artistja japoneze përgjatë disa dekadave. Fytyrat me pika të manekineve zhduken ndërsa zgjerohen dhe tkurren pafundësisht poshtë parukeve të tyre të stiluara.

Kusama revolucionarizoi botën me kungujt e saj me pika, dy krijime unike të cilat së fundmi vijnë në dy versione të shkrirë. Dots Obsession – Në kërkim të dashurisë hyjnore, janë një hapësirë e zymtë bardh e zi e mbushur me topa gjigantë dhe me pika duke e bërë shikuesin të ndihet krejt i parëndësishëm, thjesht një njollë përtej dimensioneve të kohës dhe hapësirës. Arti ka qenë gjithmonë një metodë shërimi për Kusamën, e cila ka folur hapur për shëndetin e saj mendor dhe ka zgjedhur të jetojë në një institucion psikiatrik në Japoni. “Unë luftoj me dhimbjen, ankthin dhe frikën çdo ditë, dhe e vetmja metodë që kam gjetur që më lehtëson sëmundjen është të vazhdoj të krijoj art. Piktura më ndihmon të mbaj larg vetes mendimet e vdekjes. Kjo është fuqia e artit”, thotë ajo. Ka shumë rëndësi që ajo me sinqeritet flet në lidhje me sëmundjet mendore, sidomos gjatë periudhës post-pandemike, duke e bërë akoma më popullore. Kusama mishëron një shpirt të patrembur dhe të palodhur, me një bindje të fuqishme në art.

Në krye të atelierit dallon “Vdekja e nervit”, një skulpturë bardh e zi në formën e gjarprit, e cila qëndron në kontrast me veprat e ylberit të Kusamës. Shprehjet e saj të dashurisë universale ofrojnë një mesazh frymëzues shërimi që ajo e ka përhapur për dekada të tëra, por padyshim vdekja është me të vërtetë një nga seksionet dhe mënyrat e të menduarit që preh më shumë krijimtarinë e saj. Edhe pse është 95 vjeçe, duket se tema e vdekjes nuk e prek aspak Kusamën, të mendosh që ka kalaur Luftën e Dytë Botërore, pa folur luftën e përjetshme me sëmundjet mendore. “Misioni im gjithmonë ka qenë të tregoj historinë se si një grua aziatike, me një shpirt të paepur, mund të kalojë të gjitha pengesat sociale, kulturore dhe personale, për të ndërtuar një trup të qëndrueshëm dhe vizionar përmes punës dhe të trashëgimisë”- thekson Kusama.

Ajo qw bien nw sy nw botwn krijuese tw saj wshtw fakti sesi ngjyrat mbushin çdo milimetwr tw kuadrove, krijimeve dhe hapwsirave, nga e verdha me nuance diellore, tek tek roza e purport, duke dhuruar njw tjetwr frymwmarje dhe volum thuajse tw gjitha krjimet e Kusamës. “Në vitet e fundit bota është bërë jopaqësore, ka plot trazira. Si artist, mendoj se është e rëndësishme të ndajmë dashuri dhe paqe, shpresoj t’ua ofroj këtë njerëzve që vuajnë dhe nuk kanë mundësi të shijojnë gëzimin e artit për brezat e rinj”- reflekton Kusama.

Kungulli për Yayoi Kusama është ajo që mund të jetë supa e Campbell për Warhol: një ushqim i përditshëm i ngritur në statusin e artit, nëpërmjet vizionit të një artisti. Ndikimi i Kusamës ka qenë ndier në filma, performanca dhe ngjarje artistike që shtrihen në kohë nga vitet 1960, përmes një këndvështrimi tejet avangard, duke frymëzuar mes tyre edhe krijues si Marc Jacobs. “Kur njerëzit të shohin punën e Kusamës pas disa dekadash, do të shohin se ideja e saj për krijimin dhe pafundësinë ka një qëndrueshmëri të përjetshme”, ka thënë Jacobs. E në fakt, ajo që e bën unik punën e saj është se përpos nivelit të lartë artistik, në dukje kaq kompleks, nga ana tjetër është po aq i thjeshtë, ndaj edhe prodhohet pafundësisht nga bota e modës deri tek interior dhe arkitektura. E ndikuar nga rrymat Pop-art dhe minimalizmi, krijimet e saj shtrihen nga pikturat, vizatimet, nstalimet skulpturore në natyrë, veprat letrare dhe filmat.

Louis Vuitton dhe artistja japoneze Yayoi Kusama janë bashkuar sivjet, 10 vjet pas bashkëpunimit të tyre ikonik në vitin 2012, kur krijuar modelin e çantës Speedy 30, me kanavacë me stampime pikash të theksuara. Por këtë herë, vepra artistike e Kusamas zbukuron shumë më tepër se çantat dhe veshjet e grave; ajo gjendet gjithashtu edhe tek veshjet për meshkuj, këpucë, bizhuteri, madje edhe tek parfumet. Pikat shumëngjyrëshe dallojnë ngado, kombinuar me monogramën klasike të Louis Vuitton, duke krijuar një model të paprecedentë në botën e modës.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF