
Nuk ka mundur të fitojë betejën me një sëmundje në mushkëri dhe është ndarë sot nga jeta në moshën 70 vjeçare skuptori Agim Rada. Artisti i gdhendjes ishte shtruar në spital prej dy ditësh pasi prej kohësh vuante dhe mjekohej për një problem me mushkëritë.
Agim Rada lindi më 24 maj 1953 në Tiranë. Punimet i tij përfshin statujat, skalitur në bronz të figurave të tilla si Marin Barleti, Gjergj Elez Alia, Onufrit, dhe Petro Marko. Gjatë gjithë karrierës së tij artistike Rada ka preferuar të gdhendi figurat e personalitetev kombëtare që nuk kanë patur lidhje me politikën.
“Krijimtaria ime nuk ka qenë kurrë e politizuar, figurat kanë qenë përherë figura të ndritura të kombit, që nuk i kanë shërbyer politikës së ditës, që sot janë në maj të Olimpit nesër gremisen në fund. Unë kam bërë figura që i kanë rezistuar kohës, ndriçimit që ata vetprodhuan. Për këtë jemi shumë borxhli vendit tonë. Prandaj, derisa të jap frymë, unë jam në shërbim të kombit edhe të këtyre figurave.”, do të shprehej Rada në një prej intervistave të tij.
Rada ju bashkua pak kohë më parë edhe kritikave të shumta ka pasur për dizajnin e shtatoreve të heronjve Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Adem Jashari në Prizren, që sipas tij ato punime përafroheshin me pamjen e një gjynahqari.



















