
Linda Rama ka shoqëruar bashkëshortin e saj, kryeministrin Edi Rama në një takim diplomatik në Lituani. Çifti presidencial ishte i pranishëm në delegacionin e Senatorëve Amerikanë në Samitin e NATO-s, në një takim të kërkuar prej tyre nisur nga shqetësimi që SHBA kanë për situatën në Veriun e Kosovës.
Krahas përshëndetjeve të ngrohta dhe fjalimeve politike nga të pranishmit, ajo që rrëmbeu vëmendjen tonë e me siguri edhe personaliteteve të politikës botërore, ishte veshja e Zonjës së Parë të Shqipërisë.
Përherë e kujdesshme në zgedhjen e ‘outfit-it’, zonja Rama spikati edhe kësaj here me stilin elegant e tejet modern.
E veshur me një xhaketë me motive damasku punuar me fije ari, anash së cilës ishin dy të çara një zgjedhje mjat elegante për të theksuar belin, ndërsa pjesa e poshtme e veshjes ishte një fund i zi plise dhe këpucë në të njëjtën ngjyrë.
E njohur për pasionin që zonja Rama ka për kapelet dhe beretat, edhe kësaj here veshjen e saj e plotësoi më së miri një beretë e zezë. Një kombinim i tillë e bënte zonjën Rama tejet ‘fashion’ dhe me stil.
Bashkëshortja e kryeministrit çdo herë e më tepër po surprizon me stilin e saj të veshjes, pasi është kthyer në një grua me stil të pagabueshëm.



















