KreuArt

Emocionon me zërin dhe historinë: Këngëtarja e verbër dhe autike mahnit jurinë e ‘America’s Got Talent’!

Emocionon me zërin dhe historinë: Këngëtarja e verbër

‘America’s Got Talent’ ka gjetur talentin e radhës që kaloi menjëherë në netët finale pasi gjyqtarja Heidi Klum i dha një ‘golden buzzer’ mëse të merituar.   ‘Golden Buzzer’ lakmohet nga çdo pjesëmarrës në ‘America’s Got Talent’, pasi është mundësia për të kapërcyer procesin e audicionit dhe për t’u drejtuar drejtpërdrejt në shfaqjet live të ‘AGT’.

Që nga sezoni 9, gjyqtarët kanë vetëm një shans për ta përdorur atë dhe gjyqtarja Heidi Klum ja dha këngëtares së re Lavender.

Episodi i së martës filloi me audicione pas një pauze të shkurtër pushimi javën e kaluar. Ndërsa episodi ishte i mbushur me një gamë të gjerë interpretuesish të talentuar, ishte pjesa e fundit që në fund vodhi shfaqjen.

Këngëtarja Lavender Darcangelo emocionoi si gjyqtarët ashtu edhe audiencën me historinë e saj dhe vokalin mbresëlënës aq shumë sa mori çmimin e lakmuar të Heidi Klum ‘Golden Buzzer’.

“Nuk e prisja që kjo të ndodhte. Që kur isha i vogël, ëndrra ime më e madhe ishte të regjistroja CD, të këndoja përpara audiencës së madhe dhe njerëzve frymëzues. Kur Heidi më dha ‘Golden Buzzer’, ndjeva si një lloj ‘deja vu’, sepse gjëra të tilla kanë ndodhur në mendjen time që kur isha katër vjeç.”;  tha Lavender 27 vjeç për momentin e saj të madh.

Gjatë audicionit Lavender, e cila shoqërohej në skenë nga babai i saj Wil, zbuloi se ishte e verbër dhe autike. Lavender zbuloi gjithashtu se si Wil e adoptoi atë pasi mori pjesë në një program muzikor në shkollën që kishte krijuar babai i saj birësues.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF