KreuArt

BORDO Magazine: Follow Me!

BORDO Magazine: Follow Me!

Nga Ilda Lumani

Prej pak muajsh profili në Instagram i “Revista Bordo” me 105K nuk është më aktiv. Mos respektimi i rregullave të IG, çoi në bllokimin e faqes, për rikthimin e së cilës jemi në një proces, që shpresojmë dhe po punojmë të zgjidhet sa më shpejt!


Gjatë kësaj kohe BORDO është prezent në IG, me faqen “Bordo Magazine”, e cila vetëm për 2 muaj nga 4k, ka shkuar në 7k, një rritje e natyrshme, për një faqe aktive, me informacione, fotografi, video, reels nga më të larmishmet me ‘content’ mjaft tërheqës për audiencën. Madje jo vetëm tërheqës, por edhe surprizues.


Teksa po shihja aktivitetin e faqes “Bordo Magazine” në IG dje në mbrëmje, vura re një shikueshmëri surprizuese, që nuk e kanë ndoshta faqe as me 60,70, apo dhe 100k e më shumë.


Nga periudha 3 korrik deri në 1 gusht faqen e kanë parë 1 milionë e 24 mijë njerëz. Të gjithë të ardhur në mënyrë të natyrshme, pa asnjë sponsorizim.

Në foto dalloni që ads është = 0
Impressions = 4 milionë e 250 mijë..

Këtë shikueshmëri dhe vëmendje do ta donin të gjithë. Ndaj në kohën kur numrat flasin, dhe për sa kohë do të jemi aktivë me faqen “bordomagazine” duam t’u kërkojmë të gjithëve një ‘follow’. Një ‘follow’, që të rrisë numrin e ndjekësve në mënyrë natyrale dhe të vërtetë, siç ka qenë e tillë faqja e parë e BORDO, siç është e tillë prej mbi 8 vitesh tashmë revista BORDO, siç duam të rrisim edhe këtë faqe!

Është shumë e lehtë të blesh ndjekës dhe të zgjohesh nga 1 k në 10 k, nga 100 në 200k, por që në nisje të kësaj pune, gazetarisë tradicionale, e mandej gazetarisë dhe medias në epokën e internetit dhe rrjeteve sociale kam besuar se vetëm ndjekësit realë janë të vërtetë! Dhe do të punoj dhe krijoj vetëm për ta!


Sot, kam nevojë për të gjithë ju miq, me të cilët kemi ndarë punën, krijimtarinë dhe sukseset e përbashkëta për një ‘follow’, jo vetëm nga ju, por dhe ndjekësit tuaj, në mënyrë që faqja “BORDO Magazine“, të flasë dhe me numrin e ndjekësve, jo vetëm me atë të shikueshmërisë, që është e sigurt, që do të vijojë të rritet falë jush! Ashtu sikundër ne do të rrisim cilësinë dhe ‘content’-in e faqes!


Faleminderit të gjithëve që na ndiqni?

Tags:

Home Art

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF