KreuArt

6 sugjerime librash për në valixhen e pushimeve!

6 sugjerime librash për në valixhen e pushimeve!

Dyshimi

Ashley Audrain – 1200 lekë

Blajth vendos të jetë një nënë e dashur për foshnjën e saj, një nënë që ajo vetë nuk e pati. Ajo krijon bindjen se ka diçka që nuk shkon tek e vogla, apo gjithçka është në kokën e saj? I shoqi, Foksi, mendon se ajo po përfytyron dhe sa më shumë ai injoron frikërat e saj, aq më tepër Blajthi vë në dyshim shëndetin e saj mendor. Më pas vjen në jetë djali Semi. Blajthi krijon një lidhje të bekuar që gjithmonë ka ëndërruar. Edhe Violeta duket se e do vëllanë e vogël. Por, jeta e tyre ndryshon befas dhe Blajth detyrohet të përballet me të vërtetën.

Sekretet e Stambollit

Corrado Augias – 1200 lekë

Protagonist është një qytet i përjetshëm, janë historitë e burrave dhe grave që e themeluan, jetuan dhe e braktisën. Për shekuj Kostandinopoja, Stambolli, kanë qenë një destinacion shumë i kërkuar, herë i dashur dhe herë i keqkuptuar. Ajo gjysmëhënë, e cila jo rastësisht shfaqet në flamurin e Republikës Turke, është e njëjta që mund ta shohim netëve në qiellin europian. Pas aromave të qytetit, tingujve e thirrjes së marinarëve, Augiasi ngre me hijeshi velin, zbulon thelbin më autentik të qytetit, atë që jo çdo turist mundet të rrokë…

Shigjetari

Paulo Coelho – 1350 lekë

Tetsuya është një ish-harkëtar i njohur, i cili ka humbur shpresën në vetvete dhe në aftësitë si harkëtar, pasi ka bërë një gabim të rëndë në kohën e tij si sportist. Për shkak të marrëdhënieve që kishte me një murgeshë, ai fillon të kuptojë rëndësinë e besimit në vetvete dhe në aftësitë e tij, dhe nis të kthehet në rrugën si harkëtar. Romani sugjeron një mori idesh filozofike dhe mësime, si për shembull, ideja se suksesi nuk është gjithmonë të fitosh, por për të dështuar me dinjitet, për të ndjekur pasionin dhe për të mos humbur besimin në vetvete.

Shtëpia e gjelbër

Mario Vargas Llosa – 1500 lekë

Qyteti i Piurës, në veri të Perusë,  është historia e një qendre të vogël province dedikuar bujqësisë dhe tregtisë së gjësë së gjallë, e cila shndërrohet në një qytet të madh e të zhurmshëm modern, me fabrika, qiejgërvishtës dhe automobila. Shtëpia e gjelbër, është bordelloja që buronte nga Mangacheria, një grumbull kasollesh në kufi të qytetit, një farkëtim shumëngjyrësh racash, i destinuar për t’u bërë një periferi e qelbur. Një vend sa i vërtetë po aq edhe mitik, që Vargas Llosa evokon përmes mitologjisë popullore dhe personazheve realë.

Dimri i Luanëve

Stefania Auci – 1500 lekë

Palermo rritet bashkë me Floriot: dashnorët dhe padronët e tij. Kur Paolo dhe Injacio shkelën aty për herë të parë në atë vend, pasuria e vetme që kishin ishte vendosmëria. Sot, ata kanë pallate e fabrika, anije, mëndafsh e xhevahire. Sot, ata i adhuron dhe i nderon një qytet i tërë. Fati i Shtëpisë, Florio ka qenë fati i Ignacios që në lindje, ai shkon përtej Sicilisë, drejt Romës dhe intrigave të politikës. Ai e provon, por shpejt kupton se nuk mjafton të kesh gjakun e Floriove. Nevojitet diçka tjetër, diçka që kishte vetëm gjyshi, jo babai.

Vetëm një natë Markoviç

Ayelet Gundar – Goshen  – 1400 lekë

Izrael, fundi i viteve 1940. Duke ikur nga rrënojat e Evropës, Markoviçi, jeton në një koloni të menaxhuar nga një organizatë që lufton për krijimin e shtetit të Izraelit. Jeta e tij merr rrjedhë tjetër, kur, për të ndihmuar një mik që t’i shpëtojë tmerreve të luftës, dërgohet në Evropë, ku takon gruan e ardhshme, por të përkohshme. Ai martohet me një grua hebreje për ta shpëtuar nga përndjekja e nazistëve. Në një fshat të vogël, historia e Markoviçit dhe Zeevit, ndërthuren me personazhet e tjerë, nën ritmin e ndjenjave, parfumeve dhe luftës.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF