Elsa Lila po përgatitet të japë më të mirën e saj për publikun shqiptar në koncertin e nëntorit, për të cilin premton se do të jetë madhështor. Për këtë, këngëtarja e njohur dhe mbështetjen e një bashkëpunëtori të vyer e mjaft të vlerësuar, sic e theksoi edhe vetë në një postim të fundit në profiling e saj në Instagram.
“Prej vitesh ai është bërë pjesë e rëndësishme e jetës sime artistike… dhe mbi të gjitha, një mik shumë i mire. Nëse do të ulesha të shkruaja për të, do t’kisha bërë një libër të tërë, por që t’mos ju marrë shumë kohë, po ju lë të lexoni biografinë e përmbledhur për të. Jam e lumtur që do ta kem sërish në krah, Enrico Melozzin. Po punojmë bashkë, çdo ditë, orë e pa orë, për të sjellë në Tiranë një eksperiencë që do t’na mbushë zemrën neve e mbi të gjitha juve. Ju pres, në 1 Nëntor, tek Pallati i Kongreseve!”, ka shkruar ajo.
https://www.instagram.com/p/CyBUijdMoEE/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==
Artisi i është përgjigjur me një mesazh mjaft të ndjerë, në të cilën nuk mungojnë lavderimet për popullin shqiptar. “️Faleminderit Elsa për artin që më dhuron, kemi rritur artistikisht së bashku, kemi përballuar gëzime dhe dhimbje së bashku dhe tani do të bëjmë edhe këtë aventurë të re së bashku. Dhe faleminderit që më ke bërë të njoh popullin tënd kaq të dashur dhe mikpritës, e di që ndihem gjysmë shqiptar edhe unë”, ka qenë mesazhi i tij.
Është thënë më parë se koncerti do të jetë i gjithë ‘live’ dhe i konceptuar me një program special muzikor.
Elsa Lila mori pjesë në edicionin e 61 të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, ku arriti të triumfojë duke rrëmbyer çmimin e parë të Festivalit me këngën “Evita”, një këngë që ajo ja dedikonte vajzës së saj.
"Ika me shijen e suksesit të “Evitës” sime në festival, për t’u rikthyer sërish në Tiranë, tani në nëntor. Këtë herë, për herë të parë me një koncert të madh, aty në skenën e Pallatit të Kongreseve, nga ku nisi jeta ime artistike. “Finalmente Elsa” i thotë të gjitha: kohën e gjatë që kam pritur, për të ardhur ky moment; punën e madhe që kam bërë deri më sot, për t’u ndjerë kaq gati, për një koncert si ky, që kërkon jo vetëm përkushtimin por dhe pjekurinë e repertorin e duhur artistik. S’do t’ja dilja dot kurrë vetëm, pa bashkëpunëtorët e miqtë e mi artistë, me të cilët kam krijuar, intepretuar e realizuar në gjithë këto vite, projekte unike, interesante e me muzikë të vërtetë. Këtë do të bëjmë edhe në koncertin e 1 nëntorit, në Tiranë. Ju mirëpres që të më jepni zemrën dhe duartokitjet tuaja, siç keni bërë gjithmonë, ndërsa unë ju kam dhënë zërin e shpirtin tim", ka shkruar se fundi ajo.
https://www.instagram.com/reel/CxTIMW4MqGD/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==



















