Festivali i Teatrit Shqiptar “Moisiu” mbërrin në Tiranë, në datat 20 deri 27 nëntor. Një javë parakalimi shfaqjesh të jashtëzakonshme të këtij Festivali, i cili nisi vitin e kaluar si iniciativë e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Teatrit Shqiptar të Shkupit.
Vitin e kaluar edicioni i parë i këtij Festivali u mbajt në Shkup, këtë vit në Tiranë dhe vitin e ardhshëm, sipas rotacionit, do të mbahet në Prishtinë.
Publiku do të mund t’i ndjekë shfaqjet në dy orare, 19:00 dhe 21:00 në sallën e Teatrit Kombëtar dhe sallën e Teatrit Kombëtar Eksperimental.
Mbrëmja e fundit ka rezervuar premierën përshëndetëse, “Shtëpia e Zotit”, bashkëprodhim mes Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit, shkruar nga Ledian Gjeçi, me regji të Ilir Bokshit.
Fundi i nëntorit do të flasë në Tiranë me gjuhën e teatrit.



















