Modelja e njohur, Bella Hadid, me origjinë palestineze, ka mbajtur qëndrimin e saj për luftën në Lindjen e Mesme. Komentet e saj u dukën se nuk u pritën mirë nga shtëpia e modës “Dior”, e cila e zëvendësoi me modelen izraelite May Tager për fushatën reklamuese të Krishtlindjeve.
Por Hadid, babai i së cilës është palestinez, ka bërë vazhdimisht komente duke kritikuar qeverinë izraelite dhe duke mbështetur palestinezët në vitet që kur ajo u emërua ambasadore e markës Dior në 2016.
Mësohet se kontrata e Hadid me Dior përfundoi më shumë se një vit më parë, në mars 2022, dhe nuk u zgjat më, sipas një personi të afërt me çështjen, i cili këmbënguli për ruajtjen e anonimitetin, duke lënë të kuptuar që largimi i saj nuk ka lidhje me modelen izraelite.
Kujtojmë që May Tager, 24-vjeçe, ka bërë fotosesione me aktoren-modelen Anya Taylor-Joy dhe gra të tjera për aromat dhe produktet e kujdesit personal “Dior”, por është e paqartë nëse bashkëpunimi i tyre do të jetë afatgjatë.
May Tager ka patur bashkëpunime gjithashtu me shtëpi si “Giorgio Armani”, “Louis Vuitton”, “Victoria’s Secret” e shumë të tjera.