KreuCelebrity

Ledri thotë fjalën e tij për ndarjen nga Sara!

Ledri thotë fjalën e tij për ndarjen nga Sara!

Sara Hoxha dhe Ledri Vula kanë qenë në qendër të vëmendjes pasi reperi mungoi gjatë premierës së filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, si fillim në Tiranë dhe më pas në Prishtinë.

Ledri thotë fjalën e tij për ndarjen nga Sara!

Kjo ka bërë që të gjithë të vendosin në pikëpyetje marrëdhënien e tyre, pasi pjesëmarrja e Sara Hoxhës në këtë film ishte padyshim një moment shumë i rëndësishëm për karrierën e saj. Pas pjesëmarrjes në “Dance With The Stars”, ku ajo u shpall fituese, ky ishte angazhimi i saj i parë në botën e artit dhe televizionit.

Së fundmi ka ardhur edhe reagimi i Ledrit, i cili ka folur me anë të këngës së tij, e cila mban titullin “Paranormal”. Në një prej strofave të këngës ai flet për ndarjen, ku shprehet se disa e pyesin kur është dasma e të tjerë po presin ndarjen. “Do po mvesin kur o dasma e do po presin kur po ndana”.


Kujtojmë që burime për “Prive”, thonë se Ledri dhe Sara i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë. Dhe një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga menaxheri i reperit, Faton Shoshi, i cili shprehet se çifti përjeton një krizë.

Po i njëjti burim shprehet se Ledri dhe Sara vijojnë të takohen rregullisht me njëri-tjetrin për hir të vajzës së tyre, por fatkeqësisht lidhja e tyre e dashurisë ka marrë fund.

Mbetet për t’u parë se kur çifti do të zbulojë për fansat, nëse janë ndarë vërtet apo jo..

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF