Ish-reperi nga Kosova, Feronit Shabani i njohur si Fero është përfolur shumë së fundi për jetën e tij private. Këngëtari duket po ndan përfundimisht rrugët me ish të shoqen, modelen Arbenita Ismajli, pasi i kërkoi një rikthim por ju refuzua.
Megjithatë ai duket se tashmë ka lënë pas gjithë përpjekjet për t’u bashkuar me nënën e vajzës së tij, Nina, duke u fokusuar në biznesin e ri që do të hapë. Pas largimit nga muzika dhe përkushtimit në fenë Islame, Fero ka njoftuar sot se do të hapë një ‘fast food’ në qytetin e tij të lindjes në Gjilan.
Postimi i plotë:
“Përshëndetje miq , desha t'ju njoftoj se kohët e fundit kam pasur disa sfida në jetën time , të cilat me ndihmën e Allahut i kam kaluar. Unë kam vendosur që përfundimisht të largohem prej muzikës, arsyeja kryesore është se kohëve të fundit kam studiuar rreth Fejës Islame dhe më është bërë e qartë se muzika është e ndaluar në islam. Për këtë arsye kam vendosur që ta lë muzikën dhe t'i përkushtohem fesë islame dhe familjes time. Unë dua t'ju them se falem 5 herë në ditë, dhe pendohem te Allahu Krijuesi i gjithësisë për çdo këngë që e kam kënduar Dhe çdo tekst që e kam shkruar, pastaj i kërkoj falje familjes time dhe gjithëkujt që i kam bë padrejtësi , ju kërkoj që t'ma bëni hallall. Unë kam një mesazh për çdokënd që dëgjon këngët e mia, le t`i fshijë ose të mos i dëgjojë asnjëherë, le të largohet nga kjo gjë e kotë.
Cdo njeri është i lirë të zgjedh mënyrën sesi e jeton jetën e tij. Gjithashtu ju bëj thirrje të gjithëve që të falni namazin, ndiqni shembullin tim të udhëzimit dhe të largoni nga shembulli i devijimit. E di se do të ketë njerëz që do të më paragjykojnë , do të thonë se a e dini se çfarë mëkati ke bë etj etj mirëpo mua më mjafton fjala e Allahut të Lartësuar: “Thuaj: “O robërit e Mi, ju që e keni ngarkuar veten me shumë gabime, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, se vërtet Allahu i fal të gjitha mëkatet.” Ez Zumer 53. Me respekt Feronit Shabani.
https://www.instagram.com/p/CwQAUYitivA/?utm_source=ig_web_copy_link