Jennifer Lopez konsiderohet një nga femrat më të bukura në botë sot. Pavarësisht 54 viteve që ka mbi supe, artistja duket gjithmonë në një formë fizike të shkëlqyer, e një ushtri paparacësh duket sikur e ndjek ngado që shkon.
Por ndodh që fotot të shkrepen edhe në momente jo fort të favorshme për yjet, duke i shfaqur ata më shumë si njerëz të thjeshtë sesa si figurat e jashtëzakonshme që jemi mësuar të shohim në TV, shtypin rozë apo mediat sociale.
Dhe fotot e paretushuara të Jennifer Lopez në një ditë të tillë, e tregojnë aktoren dhe këngëtaren si një “vdekatare” të thjeshtë: me strece pas trupit ndoshta duke dalë nga palestra, pamja e saj duket mëse e zakonshme e kembet me celulit, aq sa disa ndjekës e vunë në dyshim se mund të ishte vërtet ajo, edhe pse më pas u konfirmua se fotot ishin autentike.