Prej disa kohësh flitet nëpër rrjetet sociale se dyshja e njohur Ledri dhe Sara më nuk janë më së bashku. E si duket këto lajme janë plotësisht të vërteta, shkruan Express. Sipas burimeve të Prive, dyshja takohen vetëm për arsye të vajzës së tyre Poem Blu.
Ndërsa, për fotografinë të cilën u raportua se Ledri dhe Sara janë parë së bashku në Prishtinë këtë javë, rezulton që ajo të jetë një tofografi e shkrepur muaj më parë dhe ishte e postuar në InstaStoryn e Sarës në maj.
Bukuroshja së fundi ishte e përfshirë në një “sherr” në rrjete sociale, pasi Ledri komentoi në një postim të Dafina Zeqirit. Pas kësaj, Ledri Vula mungoi në sukseset e fundit të influenceres, si projekti filmik “Në kuadër të dashurisë” duke zgjuar të gjitha dyshimet te fansat se dyshja mund ta kishin përfunduar lidhjen e tyre.



















