Aktorja e njohur Olta Gixhari është një nga anëtarët e jurisë së spektaklit “Dance With The Stars”, dhe çdo javë arrin të rrëmbejë vëmendjen e publikun, me komentet, debatet, apo edhe me pamjen e saj.
Gjatë spektaklit të kësaj të premte, aktorja ka habitur jo pak teleshikuesit më lëvizjet e saj në tavolinën e jurisë. Teksa Ilir Shaqiri komentonte kërcimin e Juliana Nurës, Olta u ngrit në këmbë duke demonstruar lëvizjen që kërkoi Iliri, por të pasmet drejtuar atij.
@worldnews546 #oltagixhari #oltagixhari❤❤ #albania???????? #dancingwiththestarsalbania #ilirshaqiri #borazemani ♬ original sound - WORLD????????️
Në fakt Iliri nuk e kishte mendjen, por gjest i aktores po cilësohet si jo i hijshëm dhe për këtë është kritikuar jo pak nga ndjekësit në rrjetet sociale.
Kujtojmë që Olta Gixhari pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP” ka qenë shumë aktive, si fillim me xhirimet në filmit, “Në Kuadër të Dashurisë” dhe më pas me spektaklin e kërcimit “Dance With The Stars”.



















