KreuCelebrity

E papritur, një deputete do të prezantojë festivalin e Këngës në RTSH!

E papritur, një deputete do të prezantojë festivalin e

Padyshim, ka qenë një surprizë vendimi i organizatorëve të Festivalit të Këngës në RTSH për t`ia besuar një pjesë të moderimit të eventit gjigand për këtë institucion të rëndësishëm aktores dhe deputetes së Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi. Por edhe një përgjegjësi për këtë të fundit, e cila ka vendosur ta marrë përsipër e ta përballojë me sukses.

E papritur, një deputete do të prezantojë festivalin e

"Është një sfidë e madhe për mua, por si person mua më pëlqejnë sfidat. Mezi po pres që të fillojë festivali dhe të kënaqemi me këngët që i keni përzgjedhur. Suksese të gjithëve dhe uroj që të kënaqemi bashkë”, u shpreh aktorja, e cila shtoi se “do të jem një prezantuese e re, që për herë të parë në jetën time marr pjesë në këtë event”.

E papritur, një deputete do të prezantojë festivalin e

Edicioni i 62-të i Festivalit të Këngës në RTSh do të mbahet më 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor të këtij viti. Festivali në fjalë përshkruhet si ngjarja më e madhe muzikore në vend.

E papritur, një deputete do të prezantojë festivalin e

Vitin e kaluar ishte Albina dhe Familja Kelmendi që përfaqësuan Shqipërinë në Eurovision 2023. Ajo mori votat maksimale nga publiku duke qenë e preferuara e shqiptarëve për të dërguar “logon” e Shqipërisë në skenën e madhe të këngës së Europës.

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF