Pak orë pas publikimit të listës së pjesëmarrëve të “Festivalit të këngës në Rtsh”, Kejsi Tola vendosi papritur të tërhiqet nga gara pa shpjeguar publikisht arsyet e këtij vendimi, që la pas shumë pikëpyetje.
E ndërsa ende diskutohej largimi i saj, syri.net thotë se edhe një tjetër këngëtare është tërhequr. Bëhet fjalë për Samanta Karavellën e cila do të konkurronte me këngën “N’Majë”. Nuk dihen as shkaqet e tërheqjes së saj.
Drejtori artistik, Bojken Lako, është shprehur se këtë vit procesi i përzgjedhjes ka ardhur me risi.
“Këtë vit këngët janë dëgjuar me numra, jo me emra autorësh, kompozitorësh dhe krijuesish që votimi të ishte sa më i drejtë dhe sa më i pandikueshëm.”Lako ka theksuar se rrymat muzikore pjesëmarrëse janë nga më të larmishmet, por pa iu larguar tabanit shqiptar.



















