Ylli i "Game of Thrones" Sophie Turner ka nisur një lidhje të re dashurie me Peregrine Pearson, vetëm disa muaj pas ndarjes së saj nga këngëtari Joe Jonas.
Ata janë fotografuar duke shkëmbyer një puthje pasiononte në një trotuar në Paris. Pearson tejet i sjellshëm, hoqi kapelën dhe u përkul për të puthur partneren e tij. Pas këtij momenti romantik, ata të dy shkuan në rrugë të ndryshme. Gjithsesi sipas burimeve çifti më i ri u takua sërish më vonë në Stade de France.
Pearson, Viscount Cowdray i 4-të, është një aristokrat britanik, familja e të cilit raportohet se ka një pasuri me vlerë mbi 272 milionë dollarë. Ai u nda nga Princesha Maria-Olympia e Greqisë dhe Danimarkës në shtator, ndërkohë që edhe ndarja e Turner me Joe Jonas ndodhi në të njëjtin muaj.
Lidhja e Sophie Turner me Peregrine Pearson nuk dihet ku e ka zanafillën, ndaj na mbetet të presim..



















