KreuCelebrity

'Më pëlqen shumë kur vdesin të droguarit', u tall me vdekjen e Matthew Perry, rrjeti shpërthen ndaj komedianit!

'Më pëlqen shumë kur vdesin të droguarit', u tall

Komediani dhe ish-skenaristi i “Saturday Night Live” , Kevin Brennan, u përball me nje rrebesh kritikash nga njerëzit, pasi u tall me vdekjen e aktorit Matthew Perry, i njohur për rolin e tij si Chandler Bing në serialin “Friends”.

'Më pëlqen shumë kur vdesin të droguarit', u tall

Menjëherë pasi TMZ raportoi për vdekjen e  Perry të shtunën, Brennan postoi në X (fka Twitter): “U mbyt në një vaskë të nxehtë. HAHAHAHA”. Në një mesazh tjetër, ai vuri në dukje historinë e mirë-dokumentuar të Perry-t të abuzimit me alkoolin dhe barnat me recetë, duke thënë: "Më pëlqen kur vdesin të droguarit", shkruan Daily Mail.

'Më pëlqen shumë kur vdesin të droguarit', u tall

komentet ne rrjet shpërthyen ndaj tij duke shkruar: “Ç’dreqin?! Që kur vdekja e dikujt është për të qeshur?”; “Cili është problem yt?”; “Ç’ka për të qeshur?”; “Sa e trishtë që vdekja e dikujt përdoret për keq nga njerëz që kërkojnë vëmendje”; “Tani e kuptoj pse s’je i suksesshëm”, këto ishin disa prej reagimeve ndaj postimit te tij.

Pas kritikave të shumta të njerëzve, ai u pergjigj: “Nuk u talla, thjesht mendova se ishte për të qeshur. Por, më pëlqen shumë kur vdesin të droguarit”. Kevin Brennan, 63 vjeç, provokoi sërish njerëzit me një postim të tretë, duke u pyetur nëse është bërë sërish trend në X (Twitter). Aktori i serialit “Friends”, Matthew Perry, 54-vjeç, u gjet i vdekur në një vaskë të nxehtë në shtëpinë e tij në Los Angelos të shtunën.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF