KreuCelebrity

Shakira ndryshon tekstin e "La Bicicleta"; shmang emrin e Pique!

Pas ndarjes së tyre në mesin e vitit 2022 pas më shumë se 10 vitesh së bashku, Shakira dhe Gerard Pique vazhduan rrugët e tyre të ndara, por duke qëndruar pranë me fëmijët e tyre.

Shakira ndryshon tekstin e "La Bicicleta"; shmang emrin e Pique!

Që nga ajo kohë kolumbianja i ka kushtuar disa këngë që kanë qenë ndër më të suksesshmet e muajve të fundit, por e ka fshirë nga disa të tjera që i ka kënduar në kohën që ata ishin bashkë. Kështu ndodhi në fundjavë, ku ndryshoi tekstin e këngës 'La Bicicleta' në mënyrë që mos të përmendte ish-futbollistin.

Më 28 tetor, ndërsa Carlos Vives po performonte në Shtetet e Bashkuara, Shakira i befasoi të gjithë të pranishmit kur u ngjit në skenë për të kënduar.  Ajo bëri një sërë publikimesh në rrjetet sociale që parashikonin se do të shfaqej në mënyrë të papritur në një koncert, por askush nuk e imagjinonte se çfarë do të ndodhte.

"Nuk e kam bërë kurrë këtë", thotë Shakira në postimin në Instagram që po bënte, më pas ngjitet në skenë dhe fillon të këndojë pjesën e saj të këngës ndërsa Vives përpiqet të gjejë një shpjegim për ardhjen e bashkëatdhetares së saj. Një përqafim, teksa ajo këndonte, ishte momenti kulmor i koncertit, duke bërë që vetë Carlos të postonte videon dhe të thoshte: “Ende po dridhem, në shok”.

Dhe teksa Carlos Vives ishte i befasuar me ardhjen e Shakirës, ai dhe të tjerët prisnin se çfarë do të ndodhte kur të mbërrinte te pjesa përmendet Pique. Ylli i muzikës zgjodhi që të ndryshoi tekstin e këngës, duke shënuar në këtë mënyrë një gjest të ashpër, në aspektin artistik..

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF