KreuCelebrity

Pas disa romancave të dështuara Matthew Perry vdiq i vetëm dhe i dëshpëruar për një grua dhe familje!

Pas disa romancave të dështuara Matthew Perry vdiq i vetëm dhe i

Matthew Perry ishte i vetmuar dhe dëshironte një grua dhe një familje kur vdiq, pasi një varg marrëdhëniesh të dështuara e lanë atë të ndihej i trishtuar dhe i dëshpëruar, shkruan DailyMail.com.

Ylli i "Friends", 54 vjeç, u gjet i vdekur të shtunën në shtëpinë e tij në Los Anxhelos dhe burime të afërta thonë se Perry kishte dëshirë të madhe edhe të bëhej njerk, falë marrëdhënies së shkëlqyer me njerkun e tij Keith Morrison.

Perry nuk u martua kurrë dhe i dha fund fejesës me Molly Hurwitz, një menaxhere talentesh, në vitin 2021. Ai gjithashtu pati romanca të shkurtra me disa aktore të njohura gjatë gjithë jetës së tij, duke përfshirë Julia Roberts dhe Lizzy Caplan.

“Matthew gjithmonë ëndërronte të kishte familjen e përsosur. Ai donte një grua dhe të paktën disa fëmijë. Madje ai ka thënë shpesh se nuk do ta kishte aspak problem të martohej me një grua që kishte fëmijë. Askush nuk ishte më i rëndësishëm në jetën e Perry, sesa njerku i tij Keith Morrison, i cili u martua me nënën e tij në vitin 1981”: ka treguar një burim për tabloidin britanik Dailymail.

Pas disa romancave të dështuara Matthew Perry vdiq i vetëm dhe i

Nëna e Perry-t, Suzanne dhe njerku janë lumturisht të martuar për 42 vjet.

Aktori ka thënë shpesh se Keith gjithmonë e trajtonte atë sikur të ishte djali i tij dhe i rritur në këtë mënyrë Matthew ka qenë gjithmonë ‘krahëhapur’ ndaj një marrëdhënie me një grua me fëmijë, për ta dashur edhe ai fëmijën e dikujt tjetër njësoj si njerku i tij e rriti atë. Por ajo grua nuk erdhi kurrë në jetën e yllit të ‘Friends’.

Kohët e fundit ylli ka kërkuar sërish dashurinë. Por një varg marrëdhëniesh të dështuara e lanë atë të ndihej i trishtuar dhe i dëshpëruar dhe sikur nuk do ta gjente kurrë atë dashuri që dëshironte. Mattheë u takua me dhjetëra gra gjatë jetës së tij,  por në fund, ai gjithmonë ndjente se ato ishin të interesuara vetëm për paratë dhe famën e tij. Ai u bënte ‘dush’ grave me dhurata vetëm që ato të paketonin gjërat e tyre dhe të largoheshin. Pas çdo ndarje ai i dorëzohej demonëve, drogës dhe alkoolit.  Droga dhe alkooli…

“Gjithçka që Matt dëshironte ishte të ishte i lumtur. Por ai ishte gjithmonë në kërkim të dashurisë dhe lumturisë në të gjitha vendet e gabuara. Sa e trishtueshme që kur vdiq ishte vetëm krejtësisht i vetëm”: tha një tjetër burim i afërt me yllin e ndjerë.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF