Fifi dhe partneri i saj i kërcimit në “Dacing With the Stars”, Graciano Tagani e entuziasmuan si publikun, ashtu edhe jurinë me charlestonin e tyre, që u pëlqye shumë.
Teksa jepeshin pikët nga nga anëtarët e jurisë, u kujtua dhe shprehja e këngëtares javën e kaluar, kur tha se peshon “ 77 kile dhe nuk mund të jetë shumë e lirshme në skenë”.
Pas kësaj për të arsyetuar interpretimin e saj jo të mirë javën që shkoi, Fifi tentoi të justifikohej edhe me faktin se ato ditë kishte qenë me “perioda”.
Graciano ndërhyri menjëherë t`i mbyllte gojën në shenjë turpi, ndërsa moderatorja Bora Zemani e mori me sportivitet duke thënë se momente të tilla femërore edhe mund të ndodhin në skenë.
https://youtu.be/qil3OZog6jA?t=51