KreuCelebrity

Ngrënia e gomave të makinave problem i madh për mjedisin!

Ngrënia e gomave të makinave problem i madh për mjedisin!

500.000 tonë mikroplastikë që krijohen nga ngrënia e gomave çdo vit përfundojnë në mjedis, në gjithë botën kjo shifër është 6,1 milionë tonë. Në çdo frenim frenash, rritje shpejtësie dhe ecje rrotat humbasin në substancë, dhe në fund "të jetës” përfundojnë me katër kilogram më pak se në fillim të jetës, thote DW. Çfarë duhet bërë për ta luftuar këtë gjë?

"Nuk është puna se ne mundohemi ta anashkalojmë problemin, ose ta vlerësojmë si të parëndësishëm. Kjo temë ekziston dhe është e qartë se fërkimi i gomave është i pashmangshëm. Ndërkohë të gjithë e kanë të qartë se ky problem nuk mund të zgjidhet vetëm," thotë Daniel Venghaus. Ai është shkencëtar në Universitetin Teknik të Berlinit (TU) dhe merret me projektin Urbanfiltër, një nga shumë projektet që kërkon të zvogëlojë fërkimin e gomave. Ky problem mund të mposhtet vetëm duke bashkëpunuar me të tjerët, shpjegon Venghaus, krah shkencës dhe kërkimit për të ulur fërkimin e rrotave duhet vënë para përgjegjësisë edhe industria.

Një rol të rëndësishëm përveç kësaj, shton ai, luajnë ndërmarrjet shtetërore të ujrave, të manaxhimit të qytetit si dhe urbanistët e rrugëve dhe transportit, dhe së fundi edhe shoferët e makinave mund të bëjnë diçka duke u dhënë makinave në mënyrë jo agresive, ose duke mos i përdorur makinat fare, por duke përdorur autobusët dhe tramvajet.

Prodhuesi i gomave të makinave "Michelin" e lufton këtë problem duke prodhuar goma që jetojnë gjatë. Ngrënia e gomave ka arritur të ulet kështu me pesë përqind, shpjegon Cyrille Roget në intervistë me Deutsche Wellen. Roget është drejtor shkencor dhe drejtor komunikimi tek Michelin. "Por ne deri më sot nuk e dimë, si mund ta prodhojmë një rrotë që të jetë e sigurt, të përballojë rrugën dhe njëkohësisht të mos prodhojëemisione plastike." Aktualisht është duke u punuar për të gjetur materiale ricikluese ose zëvendësuese për përzirjet kimike që përdoren për gomat. 

Një gomë makine përbëhet nga kauçuk sintetik, lëndë mbushëse dhe shtesa kimike. Shtesa kimike me emrin 6PPD kujdeset për rritjen e sigurisë. Kur pjesëzat plastike që prodhohen nga fërkimi i gomave përfundojnë në lumenj, shtesa 6PPD oksidohet dhe kthehet në lëndë të fortë helmuese për salmonët e argjendë. 6PPD përfundon po ashtu në gjethet e sallatës. Këtë kanë mundur ta dëshmojnë shkencëtarët në Universitetin e Vjenës gjatë një analize laboratorike, rezultatet e të cilës u publikuan këtë vit në revistën shkencore, Environmental Science & Technology. Që sallata merr lëndë helmuese edhe kur rritet në fushë të hapur, e kanë treguar analizat e revistës zvicerane të konsumatorëve, K-Tipp. Sallata dhe peshqit janë dy shembuj, që tregojnë se si pjesëzat plastike të prodhuara nga fërkimi i gomave mund të përfundojnë direkt në zinxhirin e lëndëve tona ushqyese.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF