KreuCelebrity

E distancuar nga muzika; Elsa Lila: Doja që ime bijë të rritej nga një nënë e vërtetë!

Artistja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Elsa Lila, do të mbajë koncertin e saj të parë recital në Pallatin e Kongreseve më 1 nëntor. Koncerti i saj titullohet “Finalmente Elsa”, dhe pjesë e tij padyshim do të jenë shumë nga këngët që e kanë shoqëruar përgjatë viteve të karrierës.

Së fundmi, Elsa ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion”, dhe ka treguar se titulli i koncertit lindi pasi ishte pikërisht kjo shprehje që ajo dëgjonte më së shumti pasi mori pjesë në Festivalin e Këngës vitin e kaluar.

E distancuar nga muzika; Elsa Lila: Doja që ime bijë të rritej

“’Finalmente Elsa’ ishte lajmotivi që dëgjoja më shumë pas pjesëmarrjes së festival vitin e kaluar. Kur u ktheva, njerëzit më thoshin që “më në fund u riktheve”. Ky është koncerti i parë recital në Shqipëri me një bandë live, e titulluar ‘Finalmente Elsa’ për të krijuar një urë mes 2 vendeve, të personazhit tim që jeton mes 2 vendeve”, tha ajo.

E pyetur nga Blendi, se ku ka qenë Elsa Lila në një periudhë të gjatë kohe, e çfarë ka ndodhur me të gjatë kësaj kohe, nga 2007 e deri tani, ajo tha, “Jam mundur që në mënyrën time të jem prezente në media. Vetëm 3 vite më vonë, në 2011 u bëra nënë e Evitës dhe u tërhoqa për disa vite për t’u kujdesur për disa vite. Në rastin tim, në vitet e para të fëmijës së Evitës ka qenë vërtetë e vështirë, jam një nënë e dedikuar ndaj saj dhe doja t’i qëndroja pranë, doja që të rritej me idenë e një nënë të vërtetë”.

E distancuar nga muzika; Elsa Lila: Doja që ime bijë të rritej

Ndërkohë e pyetur pse zgjodhi të distancohej, këngëtarja sqaroi se pas lindjes së vajzës zgjodhi t’i dedikohej asaj e njëkohësisht të studionte muzikë, “Pas lindjes së Evitës, studiova muzikë baroke. Kryesisht jam marrë me studimin e kompozitorëve italianë. Evita treg Në “Finalmente Elsa” do të jetë rrugëtim i 27 viteve karrierë të këngëve që më kanë përfaqësuar. Janë këngët që kanë shoqëruar publikun gjatë kësaj marrëdhënie dashurie time. Do të këndohet live “Pyes lotin”, “Diferenca je ti”, “Valeria”, “Il senso della vita”, “Margjelo” e shumë e shumë këngë të tjera që më kanë shoqëruar mua. Jam shfaqur në skena italiane me një publik specifik, por në fakt prej vitit të kaluar jam rikthyer muzikës së lehtë sepse më mungonte.

E distancuar nga muzika; Elsa Lila: Doja që ime bijë të rritej

Realizimet muzikore i bëj në Itali. Jam marrë me muzikë baroke, por më mungonin platetë e mëdha dhe dashuria e një publiku të gjerë që ndjek muzikën e lehtë. Platea e muzikës baroke është e ftohtë, por do të vazhdoj ta kultivoj sepse ëndërroj kur unë të jem 50 e vjet kursur vjeç të kem evoluar në një tjetër shkallë. Fakti që unë u bëra nënë ishte një ndryshim i madh në jetën time dhe ishte zgjedhja ime që të tërhiqesha duke rritur Evitën, duke studiuar muzikën”.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF