KreuCelebrity

Rezart Veleshnja flet për ikjen nga Topi; dhe një kunj për Lori Hoxhën!

Aktori i njohur Rezart Veleshnja ka qenë i ftuar së fundmi në programin “Një Gotë Rose”, dhe mes lotësh ka rrëfyer largimin e tij pas 15 vitesh nga spektakli i humori “Portokalli”.

Rezart Veleshnja flet për ikjen nga Topi; dhe një kunj për Lori

Gjatë rrëfimit të tij aktori foli me relativa të larta për Vjollca Hoxhën, duke nënkuptuar që me motrat Hoxha, të cilat kanë marrë drejtimin e televizionit, nuk është ndarë mirë.

“Vjollca nuk është më në drejtim se janë vajzat, por mirë do të ishte të jepnim të paktën një shtrëngim duarsh”, tha ai, duke nënkuptuar se ndarja nuk ka qenë aq miqësore me to, pasi sikurse tha ai, njëra nga motrat nuk e priti mirë dorëheqjen e tij.

Gjithsesi Veleshnja shprehu mirënjohje për gjithë vitet e kaluara në Top Channel.  “Çezarit jepi hakun në të fundit pastaj i bie që nuk jemi artista”, tha ai, teksa shtoi, “Në Portokalli janë investuar aq shumë para sa Teatri Kombëtar nuk ka për ti hedhur për 50 vite”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF